×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova jashtë agjendës së Këshillit të Evropës edhe pas një viti nga aplikimi

    Reporteri
    16 Mars 2023 | 13:51

    Më 12 maj, bëhen fiks një vit që nga aplikimi zyrtar i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Deri tash, çështja e Kosovës nuk është futur në agjendën e këtij Këshilli. Ndërsa, Isuf Halimi, Drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku është edhe selia qendrore e Këshillit të Evropës, tha se “Kosova nuk është fare në agjendën e takimi të Ministrave të Këshillit të Evropës që do mbahet me 16 dhe 17 maj”.

    Halimi, tha se si organizatë jo qeveritare, mundohen që ta shtyjnë çështjen e Kosovës përpara, për ta futur në agjendë.

    Sipas tij, deri tani kanë pasur mbi 80 takime me akterë të ndryshëm në sferën e lobimit në të mirë të Kosovës.

    Por, Halimi në Klan Kosova, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka një plan të veprimit, karshi futjes në agjendë”. Sipas tij, janë dy-tre persona që merren me këtë çështje në emër të Kosovës, por janë tejet të mbyllur dhe nuk tentojnë bashkëpunimin me akterët kosovar e shqiptar që gjenden atje, e sidomos me shoqërinë civile e cila ka një impakt të lartë.

    Ai është skeptik se këtë vit Kosova mund të anëtarësohet në KiE, ndonëse thotë se mund të ketë ndonjë befasi, e cila mund të merret vesh deri në Qershor, kur ka gjasë të futet në agjendë.

    Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri me dije se mediat franceze fare s’janë të interesuar për të raportuar mbi situatën e Kosovës dhe Ballkanit në raport me Evropën. Ndërsa, shteti i Spanjës, mbetet më hezituesi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!