×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova jashtë KiE-së, Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 15:58

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pasi Kosova nuk u përfshi në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Musliu Shoshi ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot festoon Serbia.

    Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mosantarësimin e Kosovës në KiE!

    Injorantë e keqëdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden!

    P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, shkroi ajo.

    Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

    Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.

    Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg

    Kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, tha se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!