×
  • Lajme
  • Lajme / Fitore historike

    Kosova mposht Islandën, ngritet në Ligën B të Kombeve

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 19:59

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’ dhe është inkuadruar në Ligën B të Ligës së Kombeve, shkruan Reporteri.net.

    Ishin islandezët që befasuar qysh në start të ndeshjes, pasi kaluan në epërsi (1-0) vetëm pas dy minutash lojë, por kjo ishte e tëra çfarë arritën të bëjnë.

    Më pas Kosova dominoi, dhe arriti fitore bindëse falë supersulmuesit Vedat Muriqi, i cili shënoi tre gola.

    Në minutën e 35-të, Kosova arriti barazimin pas golit që shënoi Muriqi, i cili barazoi 1-1.

    Golin e dytë përfaqësuesja jonë e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, sërish përmes Muriqit.

    Për 3:1, sulmuesi nga Prizreni, shënoi në minutën e 79-të, duke kompletuar het-trikun e tij të parë në fanellën e përfaqësueses.

    Islanda bie nga Liga B në Ligën C, ndërsa Kosova avancon për një nivel.

    Kosova në tri edicionet e fundit ka garuar në Ligën C të Ligës së Kombeve. Në edicionin e parë ishte madje në Ligën D. Në edicionin e ardhshëm, 2026/2027 do të jetë në Ligën B. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!