×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova në dialog pa platformë e pa konsensus

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 8:04

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë një dokument të cilin Qeveria do ta kishte udhërrëfyes në dialogun me Serbinë, i cili rinis këtë javë.


    Një platformë të shkruar nuk e ka prezantuar as kryeministri Avdullah Hoti, që do t’i prijë delegacionit kosovar, pa presidentin Hashim Thaçi që ka pezulluar rolin e tij pas publikimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokurori i Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, shkruan KOHA.

    Zhvillimet rreth Speciales, që dështuan takimin në Washington, kanë bërë që PDK-ja, partia të cilën e ka udhëhequr Thaçi, të heqë dorë nga propozimi i një rezolute, të cilën e kishte premtuar në seancën kur ishte diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

    Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar Qeverinë se nuk ka paraqitur asnjë platformë të shkruar për dialogun. Ajo i ka dhënë përgjigje edhe propozimit të Hotit drejtuar Kuvendit për themelimin e një komisioni “ad hoc” për dialogun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!