×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova në mjerim, fëmijët e politikanëve në pushime luksoze” – koha kur aktivistët e Vetëvendosje kritikonin luksin e djalit të Hashim Thaçit

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 18:19

    “Përderisa në Republikën e Kosovës ekziston një mjerim i përditshëm , fëmijët e politikanëve bëjnë pushime luksoze nëpër botë” – ishte kritika që aktivistët e Vetëvendosjes bënin tri vite më parë, duke vendosur billborde në rrugët e Prishtinës me fotografitë e pushimeve të djalit të Presidentit të atëherëshëm të Kosovës, Endrit Thaçit.


    Në billbordet e vendosura nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në gjashtë pika të kryeqytetit, shpërfaqej realiteti i ndryshëm në të cilin e gjenin vetën qytetarët e rëndomt, të zhytur në mjerim, dhe djali i presidentit të vendit, i cili shfaqej në vende ekzotike duke kaluar pushimet luksoze, i patrazuar nga realiteti në të cilin jetonin bashkëmoshtarët e tij.

    Motoja e protestës së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, e bërë tri vite më parë, është ende e vlefshme. Në Kosovë, ku ka mjerim të përdtishëm, fëmijët e politikanëve vazhdojnë të bëjnë pushime luksoze nëpër botë.

    Dallimi i vetëm është se tani në vend të Hashim Thaçit dhe djalit të tij Endritit, vendin e ka zënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Insjaderi.

    Pas nëntë ditësh të kaluara në Greqi, ku ishte i vendosur në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, Albin Kurti së bashku me familjen e tij, dje u shfaq në festivalin e filmit në Cannes të Francës, me vajzën e tij që mbante të veshur një fustan që ka çmimin rreth 500 dollarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!