Tash e 16 muaj, kudo që shkojnë në takime përfaqësuesit shtetëror të Kosovës kërkojnë nga partnerët e shteteve respektive që vendit t’i hiqen masat e vëna nga Bashkimi Evropian. Ndonëse kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në përfundim të këtij viti kalendarik, shtetet e Bashkimit Evropian ende nuk e kanë një qëndrim unik rreth heqjes së tyre. Masat ndëshkuese u aplikuan në qershor të vitit 2023, e shpresat që ato të hiqeshin sivjet ishin të mëdha në Kosovë.
Se kur pritet që këto masa të hiqen përfundimisht, Komisioni Evropian nuk ka një përgjigje konkrete, përveç asaj se “diskutimet po vazhdojnë”.
“Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”- thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, për KALLXO.
Në muajin qershor 2024, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua kishte dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës. Në raport është bërë ishte vlerësimi nëse duhet hequr masat ndaj Kosovës, të vëna për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit në maj dhe qershor të vitit 2023.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.