Agjencia e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, kanë mbetur me ushtrues detyre të drejtorit.
Vendi ku duhej të ishte emri i drejtorit, është bosh.
Kjo pasi ish drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, u shkarkuar me vendim të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, vetëm një vit pasi u emërua në këtë pozitë.
E afati i fundit ligjor për ta emëruar drejtorin e ri, tashmë po afrohet.
Sipas Ligjit për AKI-në, emri i ri i drejtorit, duhet të dihet brenda 20 ditësh pune, nga dita që kjo pozitë mbetet e lirë. Por, kryeministri Hoti, nuk shkarkoi vetëm të parin e AKI-së, transmeton express.
Ai po ashtu, nga detyra ka liruar edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Sa i përket policisë, Ministria e Punëve të Brendshme, ka hapur konkurs për drejtor të ri.
Por, ky proces është bllokuar përkohësisht me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas anekses së ish drejtorit Rashit Qalaj.
T7 ka pyetur Zyrën e Kryeministrit, nëse kanë filluar procedurat për zgjedhjen e drejtorit të ri të AKI-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.