Shtete të ndryshme të botës, kanë dhënë urdhër që të ndalohen tubimet dhe të mbyllen shkollat për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.
Por në Kosovë, disa fëmijë të nivelit të arsimit fillor, janë dërguar për vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Gazeta online Reporteri.net, ka siguruar pamje ku shihen fëmijët të cilët janë bartur me autobus deri tëk Kuvendi, teksa hynë brenda për të vizituar organin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Republikës së Kosovës i cili zgjedhet drejtpërdrejt nga populli.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdimisht ka kërkuar nga qytetarët të shmangin tubimet dhe ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia e mbylljes së shkollave.
Deri më tash në Kosovë nuk ka asnjë rast të shënuar me koronavirus duke mbetur kështu një ndër dy shtetet e vetme në Ballkan që nuk janë prekur nga virusi COVID-19.
Këto janë pamjet:
/Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.