Kërkesat nga ambasada amerikane dhe ajo britanike janë duke u injoruar nga Qeveria e Kosovës.
Kërkesat e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, por edhe të asaj Britanike që të mos emërohen në pozita të larta shtetërore të dënuarit për “Krime lufte”, personat që kanë aktakuza aktive për “Krime”, si dhe keqpërdoruesit e buxhetit publik po injorohen nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ambasada e Amerikës në Prishtinë të martën e kaluar ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e tilla të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se emërimet e tilla po e dëmtojnë funksionimin e rregullt të institucioneve vendore.
“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia ose janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për ‘Krime të rënda’, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre nuk kanë vend në pozitë zyrtare”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.
Sipas tyre, emërime të tilla minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë dhe privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në Qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.