×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, pa ambasadorë në gjashtë shtete

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 8:13

    Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, po e përfundon mandatin pa i emëruar ambasadorët e Kosovës në disa shtete të botës.


    Ndonëse për Ministrinë një gjë e tillë nuk e pengon funksionimin e diplomacisë kosovare në shtetet tjera, njohës të çështjeve politike theksojnë se mungesa e diplomatëve paraqet joseriozitet dhe dështim të politikës së jashtme të Kosovës.

    Republika e Kosovës ka në funksion gjithsej 30 misione diplomatike, por në disa prej tyre vazhdojnë të mungojnë ambasadorët nga Kosova, për shkak të vonesave në emërim dhe në dekretim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkruan sot gazeta Zëri.

    Vendet ku mungojnë këta ambasadorë janë Britania e Madhe, Australia, Suedia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zyra Ndërlidhëse në Serbi. Ndonëse njohës të çështjeve politike në vend vlerësojnë se mungesa e ambasadorëve e dëmton diplomacinë kosovare dhe e zvarrit lobimin e Kosovës për çështje të rëndësishme, siç janë njohjet e reja, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, njëjtë nuk mendojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!