×
  • Lajme
  • Lajme / Video e shpërndarë në "X"

    Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në hartën që shpërndau Von der Leyen, reagon Doris Pack

    Reporteri
    02 Janar 2025 | 12:00

    Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ka publikuar dje një video në profilin e saj zyrtar në “X”, ku ka paraqitur hartën e Evropës dhe dy vendet e reja që janë shtuar në Zonën Schengen, Bullgaria dhe Rumania.

    Ajo që bie në sy në këtë hartë është fakti se Kosova s’figuron si shtet dhe paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo ka nxitur reagime të shumta në postimin e shefes së Komisionit Evropian.

    S’ka qëndruar pa reaguar as politikania gjermane, Doris Pack, e cila e ka pyetur bashkëkombasen e saj për Kosovën.

    “Ku është shteti i Kosovës”, ka komentuar Pack në postimin e Von Der Leyen.

    Von Der Leyen postimin e ka bërë dje në orën dy pasdite dhe videoja ka marrë rreth 2 milionë shikime. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!