×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova për herë të parë do të paraqitet në samitin botëror kundër sëmundjeve infektive

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 13:02

    Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesën e presidentit Ricardo Baptista Leite për të qenë anëtar i UNITE (Rrjetit të deputetëve botëror kundër sëmundjeve infektive), në këtë periudhë të vështirë që po kalon Kosova në ballafaqim me pandeminë COVID-19.


    Ai ka shkruar në Facebook se Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në një rrjet të tillë të deputetëve që kanë për qëllim t’i japin fund sëmundjeve infektive, dhe do të jetë anëtarja e parë nga Ballkani Perëndimor në UNITE, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Jashtëzakonisht i lumtur që të pranoj ftesën e presidentit Dr. Ricardo Baptista Leite për të qenë anëtar i UNITE (Rrjetit të deputetëve botëror kundër sëmundjeve infektive), në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi ynë në ballafaqim me pandeminë COVID-19.

    Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në një rrjet të tillë të deputetëve që kanë për qëllim t’i japin fund sëmundjeve infektive, dhe do të jetë anëtarja e parë nga Ballkani Perëndimor në UNITE. E tëra falë punës dhe përkushtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvend dhe Qeveri për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

    Poashtu, do të kem kënaqësinë që të prezantoj Kosovën edhe në samitin botëror të UNITE që organizohet me 7 dhe 8 shtator të këtij viti, ku do të marrin pjesë Minsitri Gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe ish Sekretarja Amerikane e Shëndetësisë, Donna Shalala. Jam i bindur që në mesin e 125 deputetëve nga e gjithë bota do të kem mundësinë që të përfitoj nga përvojat e suksesshme të vendeve të tjera dhe të jap kontributin tim modest për shëndetin në nivel global.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158799622918185&set=a.10150873526008185&type=3

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!