×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, pjesë e Serbisë në librat shkollor të Shqipërisë, deklarohet ministrja Besa Shahini

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 10:02

    Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini është deklaruar lidhur me skandalin ku në librat shkollorë të Shqipërisë, Kosova në hartë paraqitet si pjesë e Serbisë.


    Shahini përmes një postimi në Facebook ka thënë se gabimi i bërë në këtë faqe të librit është i paqëllimshëm dhe madje s’është i vetmi.

    Tutje, Shahini ka bërë të ditur se do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara.

    Postimi i plotë i Shahinit:

    Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit.

    Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 23 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!

    Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!

    Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!