×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova pranon 117 mijë vaksina Pfizer nga Franca

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 21:02

    Franca i ka dhuruar Kosovës 117 mijë vaksina anti-COVID të prodhuesit Pfizer.

    Kështu njoftoi presidentja Vjosa Osmani, e cila falënderoi presidentin francez për këtë donacion.

    “Me kënaqësi ju njoftoj se kemi pranuar 117,000 doza Pfizer nga Franca. I jemi mirënjohës Presidentit Emmanuel Macron dhe popullit të Francës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj kohe sfiduese”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!