Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka njoftuar se sot në aeroportin e Tiranës ka pritur një donacion me ndihma mjekësore për luftën kundër COVID-19, nga Jordania.
Tahiri ka shkruar në Facebook se donacioni prej 24 tonësh përfshin maska, dezinfektues, mantele e mjete tjera mbrojtëse.
“Sot, së bashku me Ambasadorin tonë në Shqipëri, z. Nait Hasani pata nderin që të pranoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, gjysmë milioni maska, 10,000 mantele, 5,000 kominoshe dhe 30,000 dezinfektues, të gjitha këto pjesë e kontigjentit 24 tonësh të dërguar enkas si ndihmë për Kosovën, për ta mposhtur COVID-19 nga miku i madh i vendit tonë, Mbreti Abdullah II.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.