×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova propozon ambasadorin Agron Bajrami të jetë pjesë e grupit monitorues për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 20:33
    Agron Bajrami dhe Albin Kurti

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se data 18 prill është afati për caktimin e grupit të përbashkët monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    Ndër të tjera, ai tha se më e mira do të ishte që kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë të mos jenë pjesë e këtij grupi punues, por të zgjedhen përfaqësues të veçantë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Për këtë arsye, thotë Bislimi, Kosova e ka propozuar ambasadorin Agron Bajrami, si përfaqësues të palës kosovare.

    “Kemi dërgu nominimin tonë për këtë pozicion, dhe presim që para takimit të radhës, që BE ta vendos strukturën menaxhuese të grupit të përbashkët monitorues. Pala Kosovare e ka emrin e vet të personit. E kemi nominuar ambasadorin Agron Bajramin, i cili është i informuar, i përfshirë, dhe i ka kapacitetet dhe shkathtësitë humane që ta përfaqësojë Kosovën në mënyrë të dinjitetshme në atë grup punues”, ka thënë Bislimi për Zërin e Amerikës.

    Mirëpo, sipas Bislimit, pala serbe është shprehur kundër idesë për të zgjedhur përfaqësues tjerë, dhe beson se kryenegociatorët duhet të jenë pjesë e këtij grupi.

    Kosova u dakordua për marrëveshje me Serbinë më 18 mars, në Ohër. Dialogu po zhvillohet me bazë propozimin evropian. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!