Tash e disa javë, QKMF-të e vendit janë të mbingarkuara me pacientët e sëmurë nga gripi sezonal.
Madje, sipas IKSHPK-së, gjatë javës së kaluar, rastet me grip sezonal janë rritur 1.5 herë më shumë, krahasuar me javën paraprake.
E, nëse vazhdon ky trend përgjatë dy javëve të ardhshme, Kosova mund të hyjë në epidemi të gripit.
Drejtuesi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, Xhevat Jakupi ka thënë për Klankosova se gjatë muajit të fundit janë testuar rreth 600 mostra në influencë, ku afro 300 sosh kanë rezultuar me influencë A dhe subtip H3.
Jakupi theksoi se i gjithë ky masivitet i përhapjes së gripit është indikacion i mospërfilljes së masave anti-COVID, ngase shpërndarjes së gripit nuk i duhen shumë ditë.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga 1 tetori deri më 12 dhjetor, janë raportuar 15 mijë e 768 raste të sëmundjes së ngjashme me grip, 2 mijë e 498 të tjera me infeksion respirator akut, dhe 69 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.