×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova rrezikon vakuum tremujor institucional

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 23:22

    Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë duke kërkuar që të numërohen edhe mbi 1 mijë e 800 vota që kanë ardhur nga diaspora me vonesë.


    Numërimi i votave të diasporës të ardhura pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe ankesat e ndryshme, kanë bërë që të zvarritet procesi i certifikimit të rezultatit, rrjedhimisht edhe procesi i ngritjes së institucioneve të reja.

    Njohës të kësaj fushe tërheqin vërejtjen se duke u bazuar në praktikat e mëhershme, vendi rrezikon të ketë vakum institucional për së paku tre muaj.

    Eugen Cakolli nga DnV, i ka thënë Zërit të Amerikës se duke u bazuar në rrjedhën e këtij procesi dhe praktikat e mëhershme, Kosova pritet të përballet me boshllëk institucional për së paku tre muaj.

    Sipas tij, problemet e shfaqura pas ditës së zgjedhjeve janë treguesi më i mirë se sa e nevojshme është reforma zgjedhore në Kosovë.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se ende nuk është e qartë se kur mund të shpallen rezultatet e zgjedhjeve me që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë deri sa vazhdon të ketë ankesa.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!