×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova s’është në listën e udhëtimeve “Free COVID” – Vitia i ankohet shefit të BE-së

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 15:50

    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i ka shprehur shqetësimin shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog se përkundër përmirësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, Kosova nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së.


    Në këtë takim Vitia njoftoi Szunyog për situatën epidemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv, dhe e informoj rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.

    Vitia  përmendi indikatorët kryesor të gjendjes epidemiologjike si tregues kryesor të cilët ai tha se janë: Rënia e dukshme e rasteve të vdekjes dhe e hospitalizimeve, numrin e ulët të rasteve, shkallën e ulët të pozitivitetit nën 1% dhe indikatorë të tjerë që e tregojnë situatën epidemiologjike si shumë të mirë dhe stabile për momentin.

    Në anën tjetër, Szunyog u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe së bashku me Ministrin Vitia u dakorduan për të vazhduar tutje bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës në përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!