Shteti i Kosovës edhe këtë vit ka importuar sasi të madhe të mjeteve piroteknike nga shteti i Kinës.
Hiç më pak se 6.3 milionë euro është vlera e 81 mijë kilogramëve mjete piroteknike, që janë importuar në Kosovë gjatë vitit 2019.
Për ndriçimin e qiejve, për zhurmimin në tokë e për kundërmimin e barutit në ajër Kosova edhe sivjet nuk ka kursyer aspak.
Të pamëshirshëm ndaj shëndetit dhe ndaj sigurisë së qytetarëve janë treguar edhe këtë fundvit bizneset, institucionet e qytetarët kosovarë, të cilët për dallim nga vitet e kaluara sivjet kanë rritur kërkesat për blerje të mjeteve piroteknike.
Zyrtarë nga Dogana e Kosovës kanë konfirmuar për “Zërin” se vetëm këtë vit janë importuar 81 mijë kilogramë mjete piroteknike, vlera e të cilave po del të jetë 6.3 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.