×
  • Lajme
  • Lajme / Agjenda e aktiviteteve

    Kosova sot feston 17-vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 7:03

    Sot Republika e Kosovës shënon 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

    Për të festuar këtë përvjetor, institucionet e vendit kanë përgatitur aktivitete të ndryshme.

    Zyra e Presidentes, Vjosa Osmani dhe Zyra e Kryeministrit Albin Kurti kanë publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Aktivitetet fillojnë nga ora 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe përfundon në ora 18:00 me pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Agjenda e Presidentes:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh:

    Në orën 8:20, Ngritja e Flamurit te Republikës së Kosovës;

    Në orën 8:30, Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

    Në orën 09:00, Homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova;

    Në orën 09:10, Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi;

    Në orën 10:15, Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz;

    Në orën 11:45, Nderime te Monumenti “Heroinat”;

    Në orën 12:00, Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, Prishtinë

    Në orën 18:00, Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

    Agjenda e Kryeministrit:

    Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Aktivitetet:

    – 8:00 – Mbahet Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të shtatëmbëdhjetë (17) vjetorit të Pavarësisë.

    – 8:20 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës

    – 8:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë

    – 9:00 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

    – 9:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

    – 10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

    – 11:45 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

    – 12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës

    – 16:00-16:20 – Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, amfiteatri i Institutit të Historisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!