×
  • Lajme
  • Lajme / Bogota

    Kosova sot hap Ambasadën në Kolumbi, Gërvalla thotë se ndihet e nderuar që Presidentja Osmani do ta bëjë inaugurimin

    Reporteri
    26 Nëntor 2024 | 12:39

    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani, do ta bëjë sot inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Kolumbi, që ajo e ka cilësuar rezultat historik.

    Gërvalla ka thënë se hapja e kësaj ambasade shënon një moment të rëndësishëm për të zgjeruar praninë globale dhe për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    “Ndihem e gëzuar dhe krenare të njoftoj që puna dhe përgatitjet tona intensive kanë çuar sot në një rezultat historik: në Bogota, Kolumbi, Republika e Kosovës po hap ambasadën e saj në një tjetër vend të rëndësishëm në Amerikën Jugore. Ndihem shumë e nderuar që Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu do të bëjë sonte inaugurimin e ambasadës”, ka shkruar Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!