Kosova ka vendosur sanksione ndaj 15 personave të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste.
Në mbledhjen që është mbajtur të premten, Qeveria ka vendosur që me qëllim për të ndaluar financimin e akteve terroriste, të vendos sanksione ndaj 7 shtetasve libanez të lidhur me Hezbollahun dhe ndaj 6 personave të afërt me ISIL/Da’esh dhe Al Qaeda
Po ashtu në lidhje me shtetasit e huaj, Qeveria ka marrë vendim për sanksione ndaj secilit shtetas të huaj që shkel të drejtat e njeriut.
“Çdo shtetas i huaj që ka shkelur rëndë të drejtat e njeriut ose ka kryer ndonjë vepër korruptive, me votën e djeshme në Qeveri, nuk do të mund të udhëtojë më në Kosovë dhe do të ju ngrihen të gjitha asetet e tyre që ju gjinden këtu”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.