Janë diku 115 mijë shqiptarë nga Kosova në Zvicër, që shumica prej tyre punojnë, dhe jo vetëm. Një numër i madh shqiptarësh sot atje kanë kompani të mëdha e janë figura publike.
Një masë e madhe e futbollit zvicrran mbahet me shqiptarët e Kosovës, por edhe qytete të ndryshme kanë politikanë shqiptarë. Mirëpo, gjithçka ka filluar herët në kohë.
Një video e publikuar nga “FM Images Albania”, e marrë nga televizioni shtetëror zvicerian, SRF, tregon për shqiptarët e parë që kanë shkuar të punojnë në Zvicërr nga Jugosllavia në vitin 1973.
Personazhi që merret në këtë reportazh është Isak Bytyçi, që në dokumente shkruan se është nga Nishori i Suharekës. Ai tregon se është i martuar dhe ka fëmijë, teksa vendlindjen e ka diku 3000 kilometra larg. Letrat mes këtyre kilometrave shkojnë e vijnë 1-2 herë në muaj, për çka ai edhe komunikon kaq me familjen.
“Dy fëmijët e mi shkojnë në shkollë. Fëmija më i madh e ka lënë shkollën, kurse tjerët po vazhdojnë”, thotë përafërsisht Bytyçi. Ai për fshatin Nishor tregon se ka 60 shtëpi, atëbotë, s’ka kishë e xhami, por që njerëzit punojnë dhe merren me bagëti e bujqësi.
Isak Bytyçi thotë se ka punuar në ndërtim edhe në Jugosllavi, por që në “Zvicër paguhet më shumë”. Ai thotë se do të qëndrojë sa ta lejojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.