×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët edhe në kohën kur s’ka trafik të renduar bëjnë aksidente, ja një sot në Prishtinë

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 16:58

    Ndonëse ka ende qarkullim me makina, ditën dhe natën, ai mbetet tejet i hapur, pas mbylljes së lokaleve dhe punës nga shtëpia për shkak të COVID-19. Por, kjo nuk i ka ndalë aksidentet.


    Kosovarët, ndoshta duke tentuar të provojnë shpejtësinë dhe të vozisin ‘si në bahçe të babës’, po i vazhdojnë aksidentet me dëme materiale. I tillë ishte edhe një sot mes dy makinave, në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

    Një veturë e tipit Passat dhe një Opel Corsa janë aksidentuar para pak çasteve dhe fatmirësisht, sipas gazetarit të Reporterit që ka qëlluar afër vendit, nuk ka të lënduar.

    Edhe para disa dite, në qendër të Prishtinës ndodhi një aksidente mes disa veturave, ndonëse nuk kishte trafik të renduar. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!