Ditë më parë një prift serb e ka larguar flamurin kombëtar që ndodhej në kullën e vrojtimit në Koshare, që nga viti 1999, por shumë shpejtë kosovarët i janë kundërpërgjigjur veprimit të tij.
Florim Morina dhe Nuhi Bashota i janë kundërpërgjigjur priftit serb, duke e larguar flamurin serb nga Leposaviqi.
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12:30 ata kanë shkuar në Leposaviq ku edhe kanë larguar flamurin serb nga aty.
“Ma keni hjek flamurin, simbolin e trojeve shqiptare në Koshare. Ti ma ke hjek edhe une po ta hjeki ty. Edhe po ta qkyj. Ky nuk egziston në trojet tona shqiptare, kurrë për jetë as s’ka me egzistu“, thonë ata.
“Smë la ndergjegja pa iu pergjigjur priftit serb, shkova ne Leposaviq dhe ua hoqa flamurin e çetnikve serb, per Flamurin Kuq e Zi me Shqiponjen dy krenare e kallim edhe Beogradin”, ka shtuar Florimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.