×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët konsumues të mëdhenj të duhanit, veç vitin e kaluar ‘tymosën’ mbi 87 milionë euro

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 11:25

    Vitin që lamë pas, në Kosovë janë futur gjithsej 3,678,723.67 tonelata duhan. Vlera e importit të duhanit në Kosovë, më 2021, ka qenë 87,198,900.15 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në bazë të këtyre statistikave del se qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 7.2 milionë euro në muaj brenda vitit, për konsum të duhanit.

    Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, ka dhënë detaje për Gazetën Online Reporteri.net se sa është importuar gjatë 2021-tës duhani në Kosovë.

    Më poshtë gjeni sasinë:

    Më poshtë gjeni vlerat në euro:

    Nëse krahasohet me vitin paraprak (2020), i bie se është importuar më shumë duhan. Më 2020, sasia e importit të duhanit ishte 2,800,346.90 që kapte vlerën prej 63,010,236.35 euro, shkruan Reporteri.net.

    Çmimet janë rritur së fundi në Kosovë. Edhe duhanit i është rritur çmimi.

    Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekonomistë kanë thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vendosë masa për t’i mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.

    Një ide që është dhënë, është edhe heqja e TVSH-së dhe akcizës. Veç në vitin 2021, siç njoftoi Stavileci për Gazetën Online Reporteri.net, akciza e përgjithshme ka qenë 180,060,975.95, e TVSH-ja 49,374,892.41.

    Taksat në anën tjetër, kapin po ashtu shifër të madhe prej 236,622,428.69.

    Doganat e Kosovës janë kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit, i cili grumbullon për arkën e shtetit tri tatime kryesore: Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në import, taksën doganore dhe akcizën.

    Akciza e duhanit është rritur disa herë në Kosovë. Prej 27 euro për një kilogram duhan sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016 dhe në vitin 2018 është ngritur në 43 euro.

    Nga data 22 maj e vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

    Kosova është vend ku mbi 20 për qind e popullsisë janë duhanpirës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!