×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët morën mbi 200 milionë euro kredi gjatë pandemisë

    Reporteri
    12 Qershor 2020 | 17:59

    Mbyllja e bizneseve dhe aktiviteteve të tjera ekonomike si masë preventive për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, duke se ka ndikuar shumë në jetën e qytetarëve të Kosovës në përgjithësi dhe në mirëqenien e tyre sociale në veçanti.


    Vetëm gjatë muajit mars dhe prill, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, qytetarët morën 206.2 milionë euro kredi.

    “Vlera e kredive të reja për muajt mars dhe prill arrin shumën prej 206.2 milionë euro. Këtu nuk përfshihen kreditë e lejuara si MBITËRHEQJET dhe LINJAT KREDITORE, sepse për këto kredi merret gjendja në fund të periudhës. Këto dy lloje të kredive mund të merren sot, e kthehen nesër, prandaj si të tilla nuk bëjnë pjesë në llogaritjen e vlerës së kredive të reja”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për Sinjalin.

    Sektorët ku më së shumti janë marrë këto kredi, sipas Bankës Qendrore, janë: shërbimet, industria, energjetika dhe ndërtimtaria. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!