Më mijëra porosi vijnë çdo ditë në qendrën transit të postes se Kosovës në Prishtinë. Numri më u madh i tyre, po del që vjen nga Kina.
Vetëm gjatë të hënës, numri i pakove që kosovarët i blen online nga shteti kinez, arriti në rreth 1 mijë e 500.
Ndërkohë, një pakoje për të arritur nga shteti kinez që është prekur nga një virus i rëndë në Kosovë, i duhen të paktën 30 ditë.
Por, këto pako mund të rrezikojnë përhapjen e viruseve të ndryshme.
Madje Agron Ruahni, kujton një rast të tillë.
Ndërkohë, ende nuk është dhënë një definicion se si përhapet virusi i njohur me emrin koronavirus.
Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka dalë me disa rekomandime për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Në të thuhet që rreziku është akoma i ulët, por në rast të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të ndiqen disa procedura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.