Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NKT) në Mal të Zi, ka miratuar një metodologji të re për hapjen e mëtejshme të Malit të Zi duke ruajtur një politikë të njohur të nivelit më të lartë për mbrojtjen e qytetarëve nga kororonavirus.
Në përputhje me parimet e miratuara, u formuan tri lista të vendeve varësisht nga numri i rasteve aktive dhe të reja të infeksionit të COVID-19, trendit të numrit të personave të infektuar dhe reagimit të përgjithshëm të cilitdo vend ndaj pandemisë, thuhet në njoftimin e qeverisë së Malit të Zi – transmeton Reporteri.net.
Krejt kjo duket marrë parasysh informacionin në dispozicion për aspekte të tilla si testimi, monitorimi, kontaktet, trajtimi dhe raportimi.
Vendet, banorët e së cilëve mund të hyjnë në Mal të Zi me një rezultat negativ të testit nga laboratorët e akredituar për SARS-CoV-2, jo më shumë se 48 orë të vjetra janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Turqia, Izraeli, Polonia, Rumania, Italia dhe Ukraina.
“Pjesë e politikës së re për hapjen e Malit të Zi është vendimi i sotëm për të mundësuar ardhjen e turistëve nga pjesët epidemiologjike të sigurta të vendeve të caktuara (parimi i rajonalizimit) me fluturime çarter me komunikim paraprak të operatorëve turistikë me autoritetet tona kompetente dhe marrëveshje bilaterale në nivelin e institucioneve kompetente shëndetësore.”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë. /Reporteri.net/