Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.
B.A 49-vjeç së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë
Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje vajza më e vogla e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.
Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër.
Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.
Gazeta Online “Reporteri.net”, nga burime të saj merr vesh se kush janë viktimat.
Në aksident kanë humbur jetën B.A. (45 vjeç). bashkëshortja e tij A.A. (33) dhe dy fëmijët e tyre M.A. (5) dhe K.K (11).
11 vjeçare mësohet se është nip i familjes.
Ndërsa fëmija tre vjeçar i tyre V.A. është në gjendje të rëndë në spital, shkruan Reporteri.net.
Sipas pamjeve, në këtë aksident janë përfshirë një veturë tip “Citroën” me të cilën udhëtonin familja 5 anëtarëshe, e cila u përplas me një kamion në “Rrugën e Kombit”.