×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët s’e durojnë mbylljen: Ia mësyjnë Shqipërisë për vikend

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 8:52

    Masat e vëna nga qeveria Kurti  kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.


    Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

    Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Aëay si dhe  orën policore.

    Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

    Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!