×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovarët të painformuar se si të mbrohen nga koronavirusi

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 23:33

    Koronavirusi po përhapet me shpejtësi nëpër botë, qytetarët në Kosovë s’kanë informacione si të mbrohen.


    Kanë dëgjuar për virusin që u shfaq në Kinë.

    E dita ditës, dyshimet se koronavirusi mund të prek Kosovën, u rritën.

    Por, qytetarët e Kosovës ani pse janë alarmuar nga ky rrezik, nuk kanë shumë informacione se si të mbrohen nga ky virus.

    “Unë mendoj qe duhet me shume me u kujdes shëndetësia me pas ndonje informacion si ato fletushkat qe jane me i pase. Une mendoj ne shkolla me pas me shume higjiene edhe me qene me shume te informuar. Po, mendoj qe eshte nje lloj gripi me temperature, me pengesa ne frymëmarrje. Une nuk mendoj qe ka shume informacione këtu”, tha Rremzije Demolli.

    Një qytetar tjetër thekson së për këtë sëmundje ka dëgjuar vetëm në media.

    Sipas Mustafe Berbadovci, institucionet shëndetësore kanë ndarë shumë pak informacione rreth virusit.

    ‘’Kom dëgjuar që është sëmundje që i prek mushkëritë, zakonisht personat e moshuar. Jo jo vetëm spitali Qendrore qe jep informate, se kështu jo. Është një lloj hije, një lloj frike qe po e mbajnë veti’’

    Ndërkohë një qytetar që së fundmi kishte udhëtuar nga shteti i Zvicrës për në Kosovë tregon se në aeroportin këtij shteti kanë filluar të marrin masa mbrojtëse.

    Maskat, dorezat e mjetet dizentifikuese janë vetëm disa prej tyre.

    Por, njëjtë nuk ishte parët të veprohet në Kosovë.

    ‘’Kam dëgjuar pak për to. sëmundje e rëndë shumë. Ne itali vec I kane mbyllur kufinjtë, po po me këso maska me dorëza kurse në Kosovë skam parë.’’

    E pas lajmit që ‘’CoronaVirusi’’ ka prekur Italinë, një qytetare ka dyshime se virusi shumë shpejtë do të prekë edhe Kosovë.

    ‘’Është një sëmundje qe u përhap shume dhe vdekjeprurëse. Pastërti dhe higjienë, normal qe duhet me pas me shume informata edhe mu organizuar për ketë sëmundje. Meqë u hap ne Itali, mundet me u hape edhe ne Kosove’

    Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një fletushkë e ku tregohen se cilat janë simptomat e para të këtij virusi të rrezikshëm.

    Sipas këtij udhëzimi, qytetarët nëse kanë fillim të papritur të kollitjes, dhembjes së fytit e vështirësi në frymëmarrje duhet të bëjnë kontrolle.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!