×
  • Lajme
  • Lajme

    As Covidi nuk i ndalë kosovarët të kopjojnë, testi i maturës shpërndahet sërish në rrjetet sociale

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 10:56

    Maturantët edhe pse në kushte pandemie kanë arritur që ta shpërndajnë testin e maturës shtetërore 2020 në rrjete sociale.


    Fotografi me pyetjet e testit po qarkullojnë në rrjetin social Facebook, e ku shihen maturantët duke kopjuar nga njëri-tjetri.

    Mbi 26 mijë maturantë i janë nënshtruar sot testit në të gjithë territorin e Kosovës.

    Edhe këtë sikur vitet e tjera maturantët kanë arritur që pyetjet e testit t’i nxjerrin në internet dhe të kopjojnë pavarësisht se këtë vit rregullat janë më strikte në ambientet ku po mbahen testet si pasojë e Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!