Gjatë janarit të vitit të kaluar, një burrë nga Kosova i bëri pritë ish gruas së tij në bjeshkët pranë qytetit zviceran Friedhofs Brügg. Si në skenat e filmave hollivudianë ish burri kishte marrë një thikë dhe një rrip.
Në vend që gruaja nga Brügg të merrte djalin e përbashkët me të, ajo do grabitej dhe do dërgohej në pyll. Burri ia kishte mbyllur gojën dhe kishte filluar ta keqtrajtojë.
Por me dy gjëra nuk e kishte llogaritur skenarin burri: se viktima e tij do luftonte deri në fund dhe se në pyll ata nuk ishin vetëm, përcjell Express. Kjo mjaftoi për dëshmi dhe që ai të shpallet më vonë i fajshëm.
Pas paraqitjes së rastit në polici, menjëherë është ngritur ecuri penale për ish bashkëshortin, ku me vendim të Gjykatës, tash ai është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.