×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari duke i ikur policisë gjermane, e lë vajzën 6-vjeçe në makinë

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 22:03

    Një burrë 33-vjeçar nga Kosova, duke ngarë makinën e tij në autostradën gjermane A 1 “po shtyhej në garë” me policinë.


    Policët po provonin ta kapnin makinën me regjistrim francez që e ngiste kosovari, në segmentin e autostradës Bramsche-Neuenkirchen-Vörden.

    Ai pastaj i jepte më shumë gas makinës, tejkalonte policinë disa herë duke marrë anën e djathtë të shiritit të autostradës dhe duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

    Gara e tij e papërgjegjshme mori fund në një arë me drithëra, ku ai pasi e ndaloi makinën, iku prej saj, transmeton albinfo.ch. Por ai, duke ikur vetë, në makinë e kishte lënë vajzën e tij 6 vjeçare!

    Pak kohë më vonë policia arriti ta zinte të ikurin. Siç u konstatua pastaj, ai ishte dëbuar nga Gjermania para dy javësh por kishte hyrë sërish në vend, ilegalisht.

    Sipas hetimeve të para, automobili të cilin ai po e ngiste, nuk ishte as i lejuar, as i siguruar dhe as i tatuar.

    33 vjeçari u arrestua ndërsa patrentshoferi i tij u konfiskua nga policia, e cila njoftoi nënën e fëmijës që të vinte ta merrte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!