×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i zhdukur qe 2 muaj shihet në Shqipëri: Është në gjendje të mjerë, dyshohet se u mashtrua

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 13:00

    Faik Zeqiri nga Mitrovica ka disa muaj që është zhdukur pa gjurmë, ndërkohë që për gjetjen e tij u angazhuan edhe institucionet.


    Por, Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ai është parë në një fshat të Pogradecit në gjendje të mjerë. Gazeta mëson se ai u mashtrua nga një agjenci turistike.

    Siç thuhet, ai ka mbetur i pastrehë për shkak se nuk ka as para e as vend ku të fle. Banorët e asaj zone i kanë siguruar ushqime, ndërkohë që tani është drejtuar për në qytetin Prrenjas.

    Duhet theksuar se 59 vjeçari ishte zhdukur nga 1 tetori pa asnjë gjurmë.

    Së fundi ai kishte të veshur, sipas familjarëve, pantallona dhe xhup të zi. Zeqiri ka flokë të thinjura dhe është i gjatë 1.70cm. E siç shihet, i njëjti person është në fotografitë që ka siguruar Reporteri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!