Një qytetar i Kosovës, ndërsa po udhëtonte me tren në Rosenheim të Gjermanisë u ndalua nga Policia Federale e cila e urdhëroi atë të linte trenin.
I arrestuari kishte dorëzuar për identifikim në kontrollin policor pasaportën e tij dhe një leje qëndrimi të falsifikuar plotësisht të Francë, shkruan rosenheimer24.de, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast ka thënë se dokumentin e rremë e kishte siguruar nga një burrë në Kosovë i cili ishte i panjohur për të.
Për këtë dokument atij i ishte dashur të paguante rreth 3000 euro. Parë nga ky aspekt, ai besonte se dokumenti ishte i mirëfilltë, i rregullt.
Kosovari u raportua për përpjekje të hyrjes së paautorizuar në Gjermani dhe për dokumente të falsifikuara. Në përputhje me kërkesën e prokurorit, gjykatësi hetues në Rosenheim ka urdhëruarv që ai të vendosej nën masa arresti. Ai u dërgua në institucionin korrektues (burgun) të Traunsteinit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.