Në harkun kohor të një viti e gjysmë, një 41-vjeçar kosovar vodhi 50 pako postare që përmbanin telefona të rinj celularë dhe më pas i rishiti në vendin e tij të origjinës, përcjell Reporteri.net.
Siç shkruan “Tio.ch“, një 41-vjeçar kosovar banues në kantonin e Lucernit u dënua nga prokuroria e Emmen, me një dënim me burg prej 120 ditësh me kusht.
Siç thuhet në një shënim të ministrisë publike sot, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.
Dënimi ka marrë formë të prerë.
Kosovari i ka kryer krimet me maskën e një punonjësi të një kompanie transporti dhe totali i mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.