×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari vendos vazon me kanabis para objektit të Qeverisë, arrestohet nga policia

    Reporteri
    14 Qershor 2019 | 10:44

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, Prishtinë, është arrestuar një person për mbjellje të kanabisit.


    I dyshuari i cili sipas policisë është me të meta vendore, kishte vendosur një vazo me kanabis para objektit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 copë bimë kanabis”, thuhet në raportin e policisë.

    Sipas policisë për problemet mendore, i dyshuari posedonte edhe dokumentet e mjekurt.

    “Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, përfundon raporti policor. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!