×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari mori paratë që i gjeti tek bankomati, arrestohet dhe dëbohet nga Kroacia

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 21:30

    Një rast i çuditshëm i ndodhi një 32-vjeçarit nga Kosova.

    Ai po dyshohet se ka kryer një vjedhje të rrallë mbrëmjen e 28 janarit, në Kroaci.

    Ngjarja ka ndodhur në Trgovacka Umag, raportojnë mediat kroate.

    Kosovari dyshohet se ka marrë qindra euro nga një bankomat, por kjo si shkak i pakujdesisë së një gruaje 31-vjeçare.

    Gruaja sipas raportimit të mediave kroate nuk e kishte kryer deri në fund transaksionin.

    Më saktësisht, ajo nuk e ka konfirmuar shumën e deponuar të parave, ndaj kartelat kanë mbetur në “gjumë”.

    Burri nga Kosova u arrestua të premten nga policia kroate, pasi viktima e kishte denoncuar rastin në polici se i kishin humbur paratë.

    32-vjeçari kishte tentuar ta kalonte kufirin me Serbinë.

    “Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar-Srijem teksa ka tentuar të kalojë kufirin me Serbinë në pikën kufitare Bajakovë”, njoftoi policia kroate përcjell Klankosova.tv

    I njëjti kishte qëndruar ilegalisht në Kroaci, prandaj atij i është lëshuar edhe një urdhër i dëbimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!