×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari në Suedi u vra pa “bigajri hak”, e qëlloi një arab

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 18:44

    Një 25- vjeçar nga Mitrovica që jetonte në Kristianstad të Suedisë, u raportua se u qëllua për vdekje.


    Reporteri.net ka biseduar me disa të afërm të të riut nga Mitrovica. Sipas tyre, vrasja ka ndodhur gabimisht, pasi Benjamin Azemi nuk ishte pjesë e perleshjes që ndodhi mes dy grupeve.

    Ata thonë se Benjamini kishte qëlluar rasisht në atë vend dhe kishte marrë plumbin që më pas i mori jetën.

    “Rasti ka ndodh mbramë në ora 22:30, pasi ka shku në spital, gjatë intervenimit ka vdekë, në mengjesin e sotshëm. Gabimisht është qelluar me armë zjarri, pasi konflikti ishte me dikë tjetër”, ka thënë për Reporterin, ky familjar i të riut.

    Ata kanë deklaruar se tashmë dihet se atentatori është një shtetas suedez me prejardhje nga Arabia.

    Për rastin kanë folur edhe njerëz që jetojnë afër zonës ku ndodhi vrasja.

    “Unë nuk pash asgjë, por burri im dëgjoi dy të shtëna me armë. Është e tmerrshme që kjo po ndodh në Suedi, kemi ardhur këtu për t’u qetësuar. Shpresoj që policia të bëjë më shumë për sigurinë, veçanërisht në këtë zonë”, thotë Nyonen Miye, e cila jeton afër zonës ku ndodhi vrasja.

    Ndërkohë, Policia ka nisur hetime për zbardhjen e plotë të rastit ku pësoi kosovari.

    “Ka filluar një hetim paraprak për vrasjen. Policia po i përpilon informacionet që morën gjatë natës. Ky është një hetim teknik dhe ne kemi trokitur edhe në shumë dyer. Na janë dhënë disa informata. Ne punojmë intesivisht në këtë”, tha zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson.

    Ndryshe, vendi ku ndodhi krimi është pikërisht në Langbrogatan, zonë afër qytetit të njohur Torggatan, ku jetojnë mjaft shumë shqiptarë. Për kosovarin u tha se punonte si sigurim, mirëpo në momentin e vrasjes ai nuk ishte në vendin e tij të punës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!