×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari nga Austria lëshon shtëpinë e tij në fshatin Loxhë të Pejës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 16:37

    Shqipëria po përjeton momente ankthi ku tërmetet nuk po kanë të ndalur dhe banorët atje ndihen jashtëzakonisht të frikësuar


    Tërmeti që goditi dje Shqipërinë pati pasoja të rënda ku deri tani janë të konfirmuar të vdekur 27 persona, mbi 600 të lënduar dhe shumë dëme materiale, raporton Reporteri.net

    Kosovarët menjëherë u mobilizuan dhe që nga dje janë duke ndihmuar Shqipërinë në forma të ndryshme.

    Mbrëmë disa familje nga Shqipëria kanë ardhur në Kosovë për t’u strehuar.

    Shumë kosovarë vazhdojnë të ofrojnë shtëpitë e tyre për familjet nga Shqipëria.

    Një gjë të tillë e ka bërë edhe Arlind Morina nga fshati Loxhë i Pejës. Arlindi jeton në Austri, por ka thënë se kushdo që ka nevojë le ta kontaktojë atë dhe shtëpinë e tij që e ka në fshat do t’ia ofrojë ndonjë familjes në nevojë nga Shqipëria, raporton Reporteri.net

    “Shprehi keqardhje për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe dua të lajmëroj se kushdo që ka nevojë për strehim, unë e lëshoj shtëpinë time në Loxhë të Pejës. Shtëpia aktualisht është e zbrazët dhe pa asnjë problem aty mund të vendoset ndonjë familje në nevojë.

    “Ju lutem më kontaktoni në këta numra kushdo që ka nevojë për t’u strehuar, 044142929 dhe +436766259859,” ka thënë Arlind Morina për Reporterin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!