Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi është kapur duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se në veturën e tij ai kishte ngarkuar rreth 800kg dardhë dhe 2700kg speca, pa dokumente përcjellëse.
“Njësia e TASK FORC-ës -Lindje në përbërje nga Dogana dhe Policia Kosovës, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë, me ç’rast me datë 25.10.2024 njësia e lartcekur ka vënë re një kombi/furgon duke lëvizur ilegalisht nga Serbia në Kosovë. I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar kishte të ngarkuar mallra të ndryshme rreth 800 kg dardhë dhe 2700 kg speca pa dokumente përcjellëse. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia dhe Dogana thanë se kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Serbi-Kosovë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.