Në aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari’, një person është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi në valixhen e tij është gjetur një eltroshok, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas Policisë elektroshoku është konfiskuar dhe i dyshuari ëhstë liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë kontrollit tek valixhet në nisje te Aeroportit, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.