Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
I njëjti është dënuar me gjobë prej 500 euro dhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton polica.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.