Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ka bërë të ditur se një vajzë kosovare sot është duke u kthyer nga Spanja pasi kishte mbetur e ngujuar atje.
“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë. Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve”.
“I falënderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces. Vajzës i dëshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.