Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar në Riad marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe pasaportave zyrtare.
Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe zëvendësministrit për Punë të Jashtme, Waleed Abdulkarim El Khereiji, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Ahmeti gjatë takimit kërkoi që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë procedura më të lehta për hyrje në Arabinë Saudite.Gjatë këtij takimi, u bisedua për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe kundër terrorizmit dhe për nisjen dhe finalizimin e marrëveshjeve në fushën e transportit, edukimit dhe sportit.Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë në gusht 2009.
Kosova ka hapur ambasadën në Riad në mars 2010, ndërsa Arabia Saudite mbulon Kosovën nga Tirana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.