×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i burgosur Kosovës i kushton mbi 10 mijë Euro në vit

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 23:19

    Një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e Kosovës për vepra të ndryshme penale, për një ditë buxhetit të shtetit i kushton rreth 27.96 euro.

    Kurse, kosto mujore kap shifrën prej 838.85 eurove. E për një vit, një i burgosur harxhon 10,066.14 euro.

    Kështu thuhet në një përgjigje për Indeksonline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Aktualisht, në institucione korrektuese janë duke u mbajtur 1697 persona.

    Prej tyre 1116 janë të dënuar, ndërsa 581 janë të paraburgosur.

    Nga totali, 1663 janë meshkuj dhe 34 janë femra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!