×
  • Lajme
  • Lajme

    KPM-ja kërkon të lirohen mediat nga pagesa vjetore për licencë

    Reporteri
    20 Maj 2020 | 15:35

    Komisioni i Pavarur për Media, ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve, që të lirojë mediat nga pagesa e taksës për licencë për vitin 2020, për shkak se siç thotë ky komision, është krijuar vështirësi e gjendjes financiare si rezultat i pandemisë COVID-19.


    KPM vlerëson se kjo formë e mbështetjes së mediave është inkurajim për vazhdimin e punës së tyre.

    “Komisioni i Pavarur për Media, sipas nenit 141 të Kushtetutës, është autoriteti i vetëm përgjegjës për Kosovën, për rregullimin, menaxhimin dhe caktimin e resurseve të spektrit të frekuencave të transmetimit, dhënien e licencave dhe mbledhjen e tarifave vjetore për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese”, thuhet ndër tjera në letrën e KPM-së drejtuar MFT.

    Në bazë të Ligjit për KPM, neni 26, të licencuarit e KPM-së janë të obliguar që të paguajnë tarifën vjetore për licencë.

    KPM thotë se ka përcjellë raportimin e mediave në kohë pandemie dhe ka parë vështirësitë financiare të tyre gjatë kësaj kohe.

    “KPM vlerëson lartë punën e mediave, në veçanti punën e tyre që nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë kësaj periudhe”, thuhet tutje.

    KËTU mund të lexoni të plotë kërkesën e KPM-së dhe mediat e propozuara që të lirohet nga pagesa

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!